Përdorimi korrekt i gjuhës shqipe/ Seminari në RTSH, misioni për një shqipe sa më të pastër
Përveç funksioneve të tjera, media me të gjitha format e saj, ndikon në mënyrë të ndjeshme në përçimin e një modeli gjuhësor te dëgjuesit, lexuesit apo shikuesit e saj.
Kjo dukuri i prek pothuajse të gjitha rrafshet gjuhësore atë gramatikor, leksikor dhe fonetik. Është e vështirë të përcaktosh se cili është faktori kryesor që ndikon në këtë dukuri, por mund të përmendet formimi i pamjaftueshëm gjuhësor.
Në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar vazhdojnë të zhvillohen seminare me iniciativë të Akademisë së Trajnimeve që kanë për qëllim edukimin e gazetarëve për të përdorur korrekt gjuhën shqipe në media.
Pjesëmarrësit në këtë seminar, folën për thellimin e njohurive në fushën e shkrimit korrekt dhe rëndësinë e gjuhës shqipe në media që çdo informacion të përçohet tek lexuesi në mënyrë korrekte dhe të saktë.
Seminare të ngjashme do të vazhdojnë të zhvillohen nga Akademia e Trajnimeve në RTSH, me qëllim informimin e publikut në mënyrë cilësore.