Përdorimi SKY ECC dhe Encro Chat nga policët / Semanaj: Gjuha Shqipe e dyta më e përdorur në SKY- Havari: Nuk kam besim tek vetëdeklarimi!

Semanaj

Semanaj

 Urdhri i posaçëm  i ministrit të Brendshëm Taulant Balla për vetëdeklarimin e të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat u diskutua sot në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH 1.

I ftuar në këtë panel ishte ish drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit Mit’hat Havari  si dhe eksperti për IT Besmir Semanaj.

Duke folur mbi të përbashkëtat dhe veçoritë e këtyre platformave sociale, Semaja u shpreh se këto janë rrjete sociale si çdo rrjete tjetër por e veçanta e tyre ishte se nuk regjistrohej me të dhëna e identitetit tënd por me kode.

Rrjetet sociale të përmendura  SKY ECC janë si çdo rrjet tjetre komunikimi social që njohën gjerë e gjatë por ndryshimi i vetëm është që kompani që ofronte ketë shërbim ofronte garanci dhe regjistrimi ishte jo me të dhëna personale. Secili prej tyre ka një kod shumë shifror i cili e identifikon përdoruesin”, u shpreh ai.

Sipas tij, ndërsa përsa i përket Encro Chat ndryshon dhe nuk është si programi SKY e cila mund të instalohej në çdo pajisje, por ky program është dhe si sistem operimi në vetvete, pra përveçse enkriptonte bisedat enkriptonte dhe pajisjen.

Gjithë telefonat Encro Chat nuk kanë një kartë SIM dhe ka të hequr vendodhjen e personit që përdor. Asnjë nga këto aplikacioni nuk ka qenë i paligjshëm dhe asnjë nga ata që përdorin këto programe nuk i vendos para drejtësisë por komunikimi që mund të jetë bërë në këto rrjete mund të përbëj krim. Kemi dhe shumë biznese që për siguri kanë përdorur këto rrjete sociale. 

Ndër të tjera ai tha se këto të dhëna janë  zyrtare dhe gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në platformën SKY ECC, por sipas tij, një pjesë e shqiptarëve që mund të kenë qenë përdorues flet anglisht.

Ajo që është për tu theksuar është se gjuha shqipe është e dyta më e përdorur në SKY. Gjuha e parë është gjuha angleze dhe gjuha tjetër është gjuha shqipe.  Kjo do të thotë nga 170 mijë acounte që policia belge de holandeze pretendojnë që janë përdorues në këtë platformë , përdoruesit shqiptar rezultojnë të jenë përdoruesit me numrin më të madh po të mendosh që dhe një pjesë e shqiptare mund të kenë folur anglisht. Mendoj që nuk mjafton vetë deklarimi i policit që ka qenë përdorues të saj por duhet të tregojë dhe usser dhe kodin që ka përdorur. Duhen hetuar gjitha bisedat dhe të kryqëzosh sepse mund të kuptosh që personi është punonjës policie apo ka një grandë të lartë, por është e vështirë të kuptosh kush është ky person” theksoi specialisti i IT . 

Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Mit’hat Havari   duke hequr një paralele me vetëdeklarimin e Vettingut në Plicia u shpreh se dhe kjo herë nuk ka për të funksionuar, sepse sipas tij duhet të jenë struktura të posaccme për një gjë të tille dhe nuk mund ta bëjnë këtë punë shefat dhe drejtuesit,

Në parim duket bukur kjo nismë e ministrit Balla, por në thelb për mua nga eksperienca ime që njoh mirë atë strukturë dhe njoh mirë dhe shtetin është identik sikurse u bë Vetingu i Policisë së Shtetit me vetëdeklarim që realisht dështoi.

Një pjesë u largu në fillim sepse nuk justifikonin pasurinë por të tjerët mbetën aty sepse u pa që gangrena e korrupsionit ishte futur thellë në strukturën e policisë, qeveria direkt e mbylli. Më pas edhe një pjesë e atyre që u larguan nga frika u rikthyen sërish.  Për mua është e njëjta gjë  por nuk ka bazueshmëri ligjore sepse dikush mund ta ketë përdorur këto rrjete sociale por nuk është i inkriminuar, pra shkelen hapur ligjet e shtetit dhe drejtat e njeriut”.

Havari u shpreh se ,”nëse dikush do të shkarkohet për përdorim të këtyre rrjeteve sociale , ai do të shkoi në gjykatë dhe fiton gjyqin dhe në fund shteti paguan dhe një sasi parash të tjera. Një çështje tjetër është se këtë gjë duhet ta bëj struktura ligjore sepse shefat nuk mund të vetë kontrollohen. Një tjetër problem është që mund dhe të refuzon punonjësit të policisë për të plotësuar formularin, mund të thotë “më verifiko ti” nuk ke bazë ligjore”.

Për të kryer këto hetime sipas Havarit, duhet të jenë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit  dy institucione që mund të hetojnë dhe që mund të vendoset ajo që themi drejtësi e re.

Për mua ,informacionet që janë përfshirë me dhjetëra punonjës të policisë në këto rrjete sociale  është meritë e ndërkombëtarëve dhe ata duhet të japin informacion mbi shkallën e përfshirjes së tyre dhe ata të vijnë këtu dhe të ngrihet një komision për ti verifikuar një për një të gjithë policët e përfshirë”, u shpreh ai.

Ish drejtuesi i policisë tha ndër të tjera që unë vetëm tek këta ndërkombëtarët shpresoj dhe besoj dhe nuk besoj te strukturat e Ministrisë së Brendshëm. Unë nuk që të inkurajoj të korruptuarit e policisë së Shtetit sepse i njoh mirë një pjesë të tyre, por nuk mund ti kërkosh largim nga puna sepse këto rrjete janë të ligjshme por duhet të zbardhen bisedat nëse ka pasur.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.