Perez: Fitorja mbi Dortmund, pikënisja për tirumfin e 16-të në Champions

Finalja e fituar në “Wembley” është pikënisja për triumfin e 16-të. Florentino Perez nuk ngopet me tituj në Champions dhe lajmëron konkurencën se mes Realit të tij dhe këtij kompeticioni ka diçka më shumë…

Lumturi për titullin – “Të fitosh Champions League nuk është e lehtë. Mes këtij kompeticioni dhe skuadrës sonë ka një histori dashurie. Lojtarët janë të motivuar dhe rriten me dëshirën për ta fituar”.

Kalimi i Santiago Bernabeut – “Mes meje dhe një emri si Bernabeu nuk ka rivalitet. Ai ka krijuar këtë dhe për këtë motiv ka më shumë meritë. Ky turne u krijua nga Santiago Bernabeu dhe ‘L’Equipe’ prandaj them se Reali e ka në gjak këtë trofe”.

Kuptimi – “Mendoj se këtë ndeshje duhet që ta marrim si pikënisje për triumfin e 16-të. Tifozët janë të lumtur ashtu siç jemi edhe ne”.

Mbape – “Sot është dita për të falenderuar lojtarët, të cilët janë në ekip. Nuk do të flas për lojtarët e skuadrave të tjera”.

Modriç – “Jam i bindur se do të qëndrojë edhe një tjetër vit me ne”.

Kros – “Dëshironte që të largohej në majë dhe ashtu bëri. Është një legjendë e Realit, jam shumë i lumtur për atë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.