Sergio Perez është duke i dhënë fund periudhës së vështirë me Red Bullin që nxiti spekulimet se vendi i tij në skuadër mund të ishte në dyshim për vitin 2024, pavarësisht se ai ka ende një kontratë. Dhe kjo teori u ushqye më shumë pas Çmimit të Madh të Meksikës, ku Horner tha se ishte “qëllimi” i ekipit për të mbajtur Perezin edhe për sezonin e ardhshëm. Përdorimi i kësaj fjale specifike ishte intrigues sepse shpesh në F1 ajo përdoret për të sugjeruar në mënyrë të fshehtë një gjë që po ndodh, ndërsa realiteti është diçka tjetër.
Duke folur në Mexico City për të ardhmen e Perezit, Horner tha: “Checo ka një marrëveshje me ne për vitin e ardhshëm dhe ky është qëllimi ynë, që ai të jetë në makinën tonë edhe në vitin 2024. Ne do t’i japim të gjithë mbështetjen që mundemi për të siguruar që ai të përfundojë i dyti në renditjen për pilotë, por kjo nuk do të thotë që nëse ai nuk e arrin këtë, ai do të dalë jashtë skuadër. Perez është në planet e skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm”.
Përsa i përket ndikimit të thashethemeve në performancën e Perezit, Horner përgjigjet: “Nuk ka pse ai ta ndjejë veten keq. Sepse thashethemet janë vetëm një zhurmë nga jashtë. Nga brenda skuadrës çdo gjë është gjithmonë e qartë. Ai i ka dëgjuar shpesh këto fjalë dhe nuk është dorëzuar. Ai ka folur me rezultatet e tij. Ndaj shpresojmë që ai të vazhdojë të bëjë të njëjtën edhe tani”, tha ai.
Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.Në nderim të kësaj…
Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të…
Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në…
Ndikuar edhe nga fundjava qytetarë të shumtë i janë drejtuar Malit të Zi për të…
Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u…
Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit…
This website uses cookies.