Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Ish kreu i bashkisë  Fran Frrokaj,u dënua në muajin tetor të vitit 2022 me 3 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre, për tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

“Uroj që askush të mos e provojë eksperiencën e burgut” tha Frrokaj për gazetarët pasi doli nga ambinetet e burgut të Reçit, ku vuante dënimin me 2 vite burg për veprën penale shpërdorim detyre.

Më herët Frrokaj përfitoi 1/3 ulje të dënimit, pasi pranoi gjykimin e shkurtuar, me 1 vit e 4 muaj burg, ndërsa për pesë vite ai s’do të ketë të drejtë të ushtrojë funksione publike.

Fran Frrokaj u dënua fillimisht me 4 vite burg, por vendimi u kundërshtua nga ky i fundit dhe Prokuroria e Apelit, të cilët bënë rekurs në Gjykatën e Lartë. Frrokaj kërkonte pafajësinë, ndërsa Prokuroria pretendonte se nuk ishte zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi kishte shkelje procedurale.

Tjetërsimi i tokës te Rana e Hedhun

Në vitin 2017 një qytetar denoncoi se toka e tij rezultonte në Hipotekë në emër të disa familjeve të tjera. Prokuroria zbuloi një sipërfaqe të madhe toke prej 234 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Ranës së Hedhun që ishte përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve.

Bashkia Lezhë dhe Këshilli i Qarkut Lezhë “nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare, pavarësisht se në realitet (tokat) janë mal dhe ranishte i kanë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”. Sipas vendimit për sekuestrim parcelat ishin regjistruar në emër të personave që nuk kishin të drejtë të përfitonin tokë në atë zonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.