besara podgorica
Për të dytin vit me radhë Ministria e Kulturës po aplikon Bonusin e Rijetësimit, një program që i vjen në ndihmë monumenteve dhe pasurive kulturore sa i përket mirëmbajtjes, rimëkëmbjes dhe rijetësimit të tyre.
Sa i përket Shkodrës kanë qenë 21 aplikime gjithsej përgjatë këtyre dy viteve ndërsa këtë vit 5 objekte janë shpallur fituese nga skema A për mirëmbajtje dhe konservim dhe 1 nga skema B që përfshin restaurimin dhe rijetësimin.Bonusi i Rijetësimit ka patur një impakt pozitiv në nxitjen e zhvillimit të zonës ku është implementuar, shprehet Besara Podgorica, drejtuesja e DRTK Shkodër.Aktualisht në Shkodër 4 projekte mund të konsiderohen të përfunduara me sukses.Më tej Podgorica bën thirrje që DRTK Shkodra do të vazhdojë të asistojë çdo aplikant në plotësimin e saktë të dosjeve.Programi i Bonusit të Rijetësimit në vitin e dytë ka patur një fond 50% më të lartë se vitin e kaluar. Përfituese mund të jenë ato objekte që bëjnë pjesë në qendrat historike, ansamble dhe lagje brenda mureve të kalasë.
Kreu demokrat Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë (31 mars) planin për uljen e…
Investimet italiane në Shqipëri vijojnë të jenë të përqendruara në sektorë të konsoliduar të ekonomisë…
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald…
Kryeministri i ri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Gjykata e Parisit shpalli fajtorë lideren e ekstremit të djathtë, Marie Le Pen, dhe 8…
Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar…
This website uses cookies.