Performanca e dobët në debatin presidencial, Bajden: Shkak, udhëtimet me avion në botë

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka deklaruar se fluturimi me avion disa herë rreth botës para debatit presidencial me Donald Tramp (Trump), ishin shkak për performancën e tij të dobët të 27 qershorit.

“Unë nuk e dëgjova stafin tim… dhe më pas gati sa më zuri gjumi në skenë,” tha ai para gazetarëve.

Vërejtjet e Bajden vijnë mes panikut brenda partisë përpara zgjedhjeve të nëntorit për gjendjen e tij mendore, dhe pasi një kongresmen nga Teksasi u bë ligjvënësi i parë demokrat në detyrë që i bëri thirrje atij të largohej pas debatit të tij.

Ky nuk është një justifikim, por një shpjegim,” tha Bajden. Ky i fundit gjithashtu kërkoi falje për performancën e tij dhe tha se ishte “kritike” që ai të fitonte rizgjedhjen.

Bajden u kthye për herë të fundit nga udhëtimi më 15 qershor, gati dy javë përpara debatit presidencial.

Bajden bëri dy udhëtime të veçanta në Evropë në harkun kohor prej dy javësh muajin e kaluar.

Më 15 qershor, ai u shfaq në një mbledhje fondesh përkrah ish-presidentit Barak (Barack) Obama pas një udhëtimi gjatë natës nga Italia. Ai u kthye në Uashington DC të nesërmen.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë më parë se Bajden po luftonte me të ftohtin ditën e debatit.

Presidenti nuk përmendi ndonjë sëmundje në fjalët e tij të martën (2 korrik). Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë tha më herët gjatë ditës se ai nuk po merrte asnjë ilaç për ftohjen gjatë debatit.

Bajden është aktualisht kandidati i supozuar i Partisë Demokratike për Shtëpinë e Bardhë. Ai është zotuar të qëndrojë në garë pavarësisht performancës së debatit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.