Përfshihet nga flakët banesa – Nuk ka të lënduar, ende nuk dihen shkaqet

Kjo shtëpi private u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në rrugicën e “Koplikëve”, në qytetin e Shkodrës.

Në vendin e ngjarjes mbërriten shërbimet zjarrfikëse,  të cilët punuan për izolomin e flakëve. Ngjitur me banesën ndodhej edhe një kapanon mobilerie që u rrezikua nga flakët.

Por, falë ndërhyrjes në kohë të shpejtë të trupave zjarrfikëse, u bë e mundur neutralizimi i flakëve dhe më pas shuarja e tyre.

Si pasojë e zjarrit nuk ka  persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor,  i cili po punon për zbardhjen e rrethanave.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.