Përfshihet nga flakët magazina ushqimore – Gjithçka u mbyll vetëm me disa dëme materiale

Një magazine me lendë ushqimore për blegtorinë u perfshi nga flakët në fshatin Gramsh të Lezhës duke u djegur plotësisht.

 Megjithëse mbërritën shumë shpejt, zjarrfikesit e patën të pamundur për të parandaluar djegien e lëndës së thatë ushqimore,  por fatmirësisht mbajtën nën kontroll flakët që të mos përhapeshin në shtëpinë që ndodhej pranë saj.

Kryefamiljari Pashuk Vasa tha se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por e rëndësishme për të ishte se gjithçka u mbyll vetëm me disa dëme materiale.

Për shkak të vështirësisë për të shuar plotësisht flakët, zjarrfikësit kanë qëndruar në gadishmëri që flakët të mos përhapen, pasi magazina ndodhej në një lagje me disa banesa pranë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.