Përfundon afati i dorëzimit të projekt-ideve artistike pranë Bashkisë, fituesit pritet të mësohen gjatë ditëve në vijim
Data 5 shkurt shënon ditën e fundit sa i përket dorëzimit të aplikimeve për projektet e reja artistike. Burime pranë Bashkisë së Shkodrës bëjnë me dije se në Zyrën e Protokollit ka patur interes nga ana e aplikantëve për të paraqitur projekt-idetë e tyre. Të interesuarit nuk kanë qenë vetëm nga Shkodra, por edhe përtej. Duhet thënë se thirrja e hapur u shpall në ditët e para të muajit dhjetor, ndërsa ishte parashikuar të zgjaste deri më 25 janar, por ajo u shty deri më 5 shkurt.
vazhdim pasi të kenë kaluar fazën e përzgjedhjes së tyre nga një komision i posaçëm. Pak ditë më parë gjatë një konference për mediat, drejtuesi i teatrit “Migjeni”, regjisori Arian Çuliqi bëri me dije se institucioni që ai drejton pritet të ketë një kalendar të ngjeshur aktivitetesh. Një nga risitë e tij do të jetë organizimi i Festivalit mbarëkombëtar humori me pjesëmarrjen e disa qyteteve dhe trevave shqiptare për disa ditë me radhë gjatë muajit maj.
Ky vit pritet të jetë në vëmendjen e teatrit “Migjeni” bashkëpunimi me institucionet kulturore të qytetit të Prizrenit, ku në fokus do të jetë organizimi i aktiviteteve të përbashkëta artistike. Projektet e reja artistike pritet të lidhen edhe me zhvillimin e dramave dhe komedive premierë në këtë teatër. Viti 2024 shënon 75-vjetorin e krijimit të tij si teatër profesionist, me ç’rast është menduar të shoqërohet edhe me organizimin e aktiviteteve që kanë si qëllim evidentimin e figurave dhe personaliteteve që e kanë ngritur në piedestal emrin e teatrit “Migjeni”, i vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.