Ka përfunduar më 4 mars afati për regjistrimin në PER të shqiptarëve në diasporë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije shifrat e regjistrimit në Platformën e Regjistrit Elektronik të diasporës për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit.
Konkretisht janë 294, 155 mijë zgjedhës unikë që kanë bërë kërkesën për regjistrim, prej të cilëve iu është miratuar kërkesa vetëm 231,678 zgjedhësve.
Po ashtu, KQZ sqaron se 41,961 zgjedhës nuk kanë mundur të regjistrohen për të hedhur edhe ata votën për zgjedhjet e 11 majit, pasi kërkesa e tyre është refuzuar.
Pjesa më e madhe e kërkesave për regjistrim është bërë nga Italia, Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania.
Në këtë
Prej 148,178 mijë kërkesa për regjistrim nga Italia, vetëm 86,431 mijë janë miratuar; nga Greqia u regjistruan 103,421 zgjedhës prej të cilëve u miratuan 62,546; nga Gjermania 36,546 zgjedhës kërkuan të regjistrohen, por u miratuan 24,413 prej tyre.
4 marsi ishte afati përfundimtar për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë në diasporë. Partia Demokratike jo pak herë kërkoi shtyrjen e këtij afati, por mazhoranca qeverisëse në Kuvend e hodhi poshtë këtë kërkesë.
Për ditën e sotme (5 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…
Aston Villa vendos një këmbë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Club Brugge…
Në ndeshjen e parë të fazës së 16-shes së Ligës së Kampionëve, Real Madrid mposhti…
Tarifat e përgjithshme prej 25% e Presidentit Donald Trump ndaj Meksikës dhe Kanadasë hynë në…
Drejtuesja politike për diasporën e PD, Jozefina Topalli, duke u ndalur në propozimin e PD-së…
Drejtuesja politike për diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, u shpreh në emisionin ‘Ngjarja kryesore’…
This website uses cookies.