Përfundon faza e parë e dezinsektimit/Hysa: Do vijojë edhe në 11 faza të tjera, vëmendje në Velipojë

Ka përfunfuar faza e parë e dezinsektimit në zonat që më herët ishin identifikuar nga struktura të shëndetit publik në Shkodër.Ky proçes u rikthye pas 2 vitesh mungesë. Pritet që impaktin më të madh ta japë në plazhin e Velipojës, aty ku vitin e shkuar ka patur ankesa si nga ana e bizneseve po ashtu edhe nga pushuesit. Hysa tregon se dezinsektimi do të shtrihet në 12 faza përgjatë këtij viti. Spërkatja kundër mushkonjave dhe insekteve në 2 javët e shkuara u përqëndrua buzë lqenit, pranë kanaleve të ujrave të zeza, si dhe në Plazhin e Velipojës.