Më 17 maj përfundon në Kosovë procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, që ka nisur më 5 prill.
Deri në javën e fundit të censit mbi 1 milionë e 420 mijë qytetarë ishin regjistruar në Kosovë në procesin që nisi më 5 prill dhe përfundon ditën e sotme.
Agjencia e Statistikave e ka arsyetuar se mbledhja e këtyre të dhënave, ka rëndësinë për të bërë politika më të mira për vendin, për të planifikuar buxhetin, investimet, për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe për tërheqjen e investimeve të huaja.
Avni Kastrati, kreu i Agjencisë së Statistikave të Kosovës tha javën e kaluar se serbët në katër komunat në veri ende refuzojnë regjistrimin, gjë që nuk ka ndodhur me ata në gjashtë komunat në jug të lumit Ibër, ku sipas tij po regjistrohen masivisht.
Më 5 prill, kur edhe filloi regjistrimi, Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, tha se serbët nuk do të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Sipas ligjit, çdo banor i Republikës së Kosovës është i detyruar të regjistrohet dhe gjatë procesit duhet të japë të gjitha të dhënat e sakta, pasi në të kundërt përballet me gjobë.
Nga regjistrimi i fundit në vitin 2011, i cili nuk u mbajt në katër komunat në veri banuara me shumicë serbe, ndërsa serbët nga komunat e tjera në jug bojkotuan procesin, Kosova kishte mbi 1.7 milionë banorë.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.