Lajme

Përfundon restaurimi i Kishës së T’Shëlbuemit në Rubik

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi se ka përfunduar ndërhyrja konservuese/restauruese në pikturën murale të Kishës së T’Shëlbuemit në Rubik.

Falë programit të EU4Culture dhe punës së restauratores Edlira Çaushi dhe ekipit të saj, gjatë këtyre muajve u kryen punime konservuese/restauruese duke i dhënë një pamje tjetër të gjithë ambientit në pjesën lindore të kësaj kishe.

Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK mbikqyrën nga afër ecurinë e këtyre punimeve. Risi e ndërhyrjeve ishte zbulimi i fragmenteve të pikturës murale në faqet jugore dhe veriore duke plotësuar në mënyrë harmonike të gjithë bërthamën e kishës së vjetër.

Kisha e T’Shëlbuemit ose siç njihet ndryshe me emrin Kisha e Rubikut, është një ndër ikonat e krishtërimit shqiptar.
Manastiri mesjetar benediktin është i pozicionuar në një vend të favorshëm, në një truall të dukshëm shkëmbor të një kthese natyrore të lumit Fan, mbi qytetin e Rubikut.

Historiografia ka njohur abacinë e T‘Shëlbuemit si dhe kishën famullitare me të njëjtin emër. Dikur françeskane, në qytetin e Rubikut dhe në rrethin e Lezhës si dhe historikisht pjesë e kësaj dioqeze, sot përfshihet në peshkopatën më të re atë të Rreshenit.
Kisha e T‘Shëlbuemit qysh prej vitit 1166 e deri në vitin 1972, përmendet plot 34 herë. Kisha aktuale e Shpëtimtarit është njënefshe dhe fryt i disa fazave radikale të rindërtimit dhe restaurimit. Që nga fundi i shekullit XIX deri në vitet e para të këtij mijëvjeçari ndërhyrjet i kanë ndryshuar plotësisht pamjen origjinale ndërtesës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

16 hours ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

16 hours ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

16 hours ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

17 hours ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

17 hours ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

17 hours ago

This website uses cookies.