Përfundon rruga “Kardinal Mikel Koliqi”/Qytetarët shkodranë i vlerësojnë si të rëndësishme këto punime

perfundon
Punimet e nisura disa ditë më parë për përmirësimin e infrastrukturës në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi” kanë përfundur brenda pak ditëve. Në këto punime është bërë riveshja e plotë me shtresë asfaltike e këtij segmenti rrugor nga Sheshi “Dugajt e Reja” deri në Sheshin “Dom Simon Jubani”.Qytetarët shkodranë i vlerësojnë si të rëndësishme këto punime që
janë bërë pasi shërbejnë në përmirësimin e lëvizjes së automjeteve gjithashtu edhe përdoruesve të biçikletave.
Ky është segmenti i radhës që i është nënshtruar rikonstruksionit në qytetin e Shkodrës pas rrugës “Bujar Bishanaku” dhe “Mehmet Pashë Plakut”.
Investimet infrastrukturore po bëhen në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.