Përfundon rruga “Mehmet Xhelil Fishta” – Ky investim u kërkua prej 3 dekadash

Ka përfunduar investimi i Bashkise Shkodër për rikonstruksionin e rrugës “Mehmet Xhelil Fishta”, një ndërhyrje që i dha zgjidhje një problematike 30-vjeçare për banorët e lagjes.
Ata shprehen mirënjohës për këtë ndërhyrje të Bashkisë, duke theksuar se për 30 vite ishin lënë në harresë dhe se kushtet e rrugës u kishin vështirësuar jetesën.
Banoret theksojnë se ky investim erdhi pas shumë përpjekjesh dhe kërkesash që më herët nuk kishin gjetur përgjigje.
Punimet përfshinë asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza, duke përmirësuar ndjeshëm jetesën në këtë zonë.
Në këtë lagje ndodhen edhe fusha sportive ku stërviten mbi 100 fëmijë të moshave të ndryshme, të cilët më parë kishin vështirësi të vazhdueshme për shkak të mungesës së infrastrukturës.