Përfundon “saga” e zgjedhjeve , Rektori i zgjedhur prof.dr. Tonin Gjuraj konferencë për mediat
Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka tashmë rektorin e ri dhe ai është Tonin Gjuraj, i zyrtarizuar nga KIZ. Në një dalje publike, kandidati fitues falenderoi të gjithë stafin akademik, studentët dhe mediat për punën e tyre . Ai u shpreh se është uruar edhe nga kandidatët rivalë në garë.
Nisja e punës për vitin e ri akademik do të jetë veprimi më i shpejti që rektori i ardhshëm pritet të ndërmarrë.
Kandidati Tonin Gjuraj mori shumicën e votave në zgjedhjet për rektor të 21 qershorit, por procesi u zvarrit për disa ditë, ndërsa mbrëmë KIZ mori vendimin që e shpall atë fitues.