Categories: AktualitetLajme

Përfundon shpërndarja e kartave të naftës pa taksa për të gjithë fermerët aplikantë përfitues

Ka përfunduar shpërndarja e kartave të naftës pa taksa për të gjithë fermerët aplikantë përfitues, për punime të mekanizuara në bujqësi, të cilët përfitojnë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj. Sipas saj, skema Kombëtare, për masën naftë pa taksa për bujqësinë, ka mbështetur një numër rekord prej 53.169 fermerësh në shkallë vendi, kundrejt 34 mijë përfituesve në vitin 2022.

Denaj deklaroi se, falë mbështetjes së qeverisë, fondi shtesë prej 1.8 miliardë lekësh është vënë në dispozicion të fermerëve përfitues që plotësojnë kushtet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi.

“Për skemën e naftës falas, strukturat tona të AZHBR në bashkëpunim me AREB kanë filluar shpërndarjen e 20.645 kartave shtesë të naftës tek fermerët përfitues”, tha ministrja Denaj.

Nëpërmjet kësaj mase, e cila ka për qëllim uljen e kostove, fermerët përfitojnë mesatarisht 70-100 litra naftë falas për çdo hektar tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Sipas MBZHR-së, interesi i fermerëve për të përfituar nga Skema Kombëtare ka qenë gjithnjë në rritje dhe kjo falë mbështetjes financiare për këtë sektor, që ka qenë çdo vit në dispozicion të tyre.

MBZHR-ja shprehet se është e angazhuar për të çuar përpara mbështetjen për rritjen e prodhimin bujqësor vendas dhe njerëzit e punës.

Skema e naftës falas është një nga masat më të mirëpritura për fermerët, pasi u jep atyre mundësi të ulin kostot e prodhimit dhe të rrisin përdorimin e mekanizimit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo, skuadrat gjysmëfinaliste

Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…

1 minute ago

Trump konfirmon takimin me Zelenskin në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…

3 minutes ago

Moti- Dita sot do të jetë e paqëndrueshme, me vranësira dhe reshje shiu

Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…

17 minutes ago

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

16 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

16 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

16 hours ago

This website uses cookies.