Përfundon turneu ndërkombëtar i boksit / Zëvëndëstrajneri i Kombëtares Lazarin Vila flet për aktivitetin
Ka përfunduar Turneu Ndërkombëtar i Boksit i mbajtur në Budva të Malit të Zi. Ndryshe nga pjesëmarrjet e tjera të rangut Europian, këtë radhë kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajnerët shkodranë Zef Gjoni dhe Lazarin Vila, nuk pati rezultate pozitive. Në prononcimin e dhënë për mediat pas kthimit në Shkodër, zv.trajnenri i kombëtares, Lazarin Vila analizon përfaqësimin e katër boksierëve kuqezi Arjon Kajoshi, Gelian Rajku, Senad Drini, dhe Arjol Zeneli i Flamurtarit, të cilët në ballafaqimet e tyre nuk arritën të fitojnë asnjë ndeshje.
Krahas të tjerëve, më tepër pritej në këtë turne nga boksieri kampion Arjon Kajoshi, konkurues edhe në boksin profesionist, për të cilin Vila, thotë:
Për periudhën në vazhdim, boksin shqiptar e presin të tjera aktivitete ndërkombëtare, mes të cilëve është udhëtimi përsëri në Budva, ku Shqipëria do të marrë pjesë me disa boksierë.