Lajme

Përfundon verifikimi. 12 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit, 4 kthehen në Itali

Pas disa orëve verifikim të 16 emigrantëve të parë të ardhur me anijen italiane “Libra” në qendrën pritëse të Shëngjinit, vetëm 12 prej tyre janë dërguar në kampin e Gjadrit, ku do të presin përgjigjet e tyre për azil në Itali.

4 emigrantë të tjerë janë kthyer pas me anije, pasi dy prej tyre kanë rezultuar minorenë dhe dy të tjerë kanë pasur probleme shëndetësore.

12 emigrantët janë dërguar me autobus gjatë mesnatës në kampin e Gjadrit, ndërsa do të qëndrojnë aty deri në pritjen e një përgjigjeje nga autoritetet italiane nëse e përfitojnë azilin apo për t’u kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Anija e marinës ushtarake “Libra” me 16 emigrantë në bordin e saj, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, mbërriti mëngjesin e 16 tetorit në Shëngjin.

Emigrantët u kapën në det me gomone dhe u shpëtuan nga autoritetet italiane, të cilat më pas iu drejtuan brigjeve shqiptare sipas marrëveshjes të arritur mes Shqipërisë dhje Italisë.

Emigrantët që do të vendosen në kampin e Gjadrit do të jenë meshkuj, të ardhur nga vende të sigurta dhe jovulnerabël.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

54 minutes ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

55 minutes ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

57 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

60 minutes ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

1 hour ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

18 hours ago

This website uses cookies.