Përfundon vizitën në rajonin e Kalabrisë, Begaj për RTSH: Komuniteti arbëresh duhet t’i përkasë vendit tonë

begaj rtsh

begaj rtsh

Presidenti Bajram Begaj, ka përfunduar vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë.

Në një intervistë për RTSH, Begaj shprehu falenderime për mikpritjen ndërsa vlerësoi përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Për Begajn komuniteti arbëresh duhet ti përkasë vendit  tonë dhe anasjelltas, pasi sipas tij kjo do të cojë në zhillim ekonomik në fusha me interes të ndërsjelltë.

Për çdo individë kur bën këto takime dhe ndjen emocione të forta nga njerëz që kanë ikur prej shekujsh nga vendet e tyre por trashëgojnë gjuhën, kulturën, vallen e këndojnë shqip, patjetër të jep shumë emocion. Një komunitet arbëresh që i përket rrënjës tonë është mirë t’i përkasë vendit tonë, po ashtu edhe shqiptarët të jenë pjesë e rajonit arbëresh. Kjo do të çojë në zhvillim ekonomik në fusha në interes të ndërsjelltë, fusha që ne do të kemi interes t’i zhvillojmë”, u shpreh Begaj.

Gjatë qëndrimit në Vena di Maida, Presidenti Begaj vizitoi muzeun etnografik “Sorelle Manes” ku janë ekspozuar kostumet popullore të komunitetit dhe fotografi të personaliteteve historike.

Ndërsa më pas, në Caraffa di Catanzaro, Kreu i Shtetit zhvilloi një takim me Prefektin e Katanxaros, Z.Enrico Ricci dhe Nënsekretaren për Punët e Brendshme, Znj.Ëanda Ferro.

Presidenti i Republikës dekoroi Institutin e Kulturës Arbëreshe “Giuseppe Gangale” që mban emrin e mbrojtësit të pakicave etnike, për kontributin e dhënë ndër vite në interes të mbrojtjes së gjuhës, traditës dhe kulturës së komunitetit abëresh. 

Gjatë vizitave që kreu në rajonin e Kalabrisë, Presidenti Bajram Begaj u zotua se do të mbështesë çdo projekt të ri bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kalabrisë, në fushat me interes të ndërsjellë si turizmi apo tregtia.  Ai ftoi investitorët italianë e kalabrezë, të vijnë në Shqipëri, ndërsa nga autoritetet vendore atje, mori premtimin për lejimin e mësimit të gjuhës kalabreze në shkolla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.