Përgatitja e specialistëve të së ardhmes – Laçej: 70% e shkollës në sektorin e hoteleri-turizëm

70% e nxënësve në shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati” në Shkodër janë në drejtimin hoteleri-turizëm.
Nëndrejtorja Enkeleda Laçej tregon se vitet e fundit interesi ka ardhur në rritje.
Edhe vetë nxënësit e shohin sektorin e turizmit prioritar, ku Shqipëria tashmë nje rritje drastike në këtë aspect.
Rritja e turizmit të qëndrueshëm dhe lokal, programet e ofruara nga shkolla, perspektiva e punësimit, ndikimi i aktiviteteve promovuese si dhe pasioni i të rinjve drejt këtij sektori kanë sjellë më shumë nxënës pranë shkollës profesionale “Hamdi Bushati” dhe më shumë specialistë në të ardhmen në tregun vendas.