Përgatitjet e orkestrës simfonike/ Koncerti i parë i vitit pritet të mbahet gjatë muajit prill
Orkestra Simfonike e Shkodrës e riformatuar vitin e kaluar, është një nga asetet kulturore të këtij qyteti. Shfaqja më e fundit e saj në publik ishte në kuadër të karnavaleve. Nën drejtimin e maestro Jetmir Barbullushit, ajo vijon provat çdo javë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.
Dirigjenti tregon se përgatitjet për koncertin e parë të këtij viti po vijojnë normalisht. Ai do të jetë rreth muajit prill dhe në të do të ketë muzikë nga filmat shqiptarë dhe botërorë.Për maestron Barbullushi, inkuadrimi i elementit të ri në orkestër mbetet një nga objektivat e tij personal.Përgjatë vitit të kaluar Orkestra Simfonike e Shkodrës dhuroi disa koncerte për publikun shkodran si dhe zhvilloi një tur artistik në qytetet shqiptare jashtë kufijve administrativë të vendit.