“Shkodra Elektronike” fituesja e Festivalit 63 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar po përgatitet intensivisht për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision 2025, që do të mbahet në Bazel të Zvicrës.
Dyshja është tashmë në fazën finale të videoklipit të këngës “Zjerm”, ndërsa po përgatitet edhe për performancën skenike në kompeticionin europian.
Gjatë një takimi me zëvendësdrejtoreshën e Përgjithshme të RTSH-së, Aurora Polo, dy këngëtarët e njohën me etapat e radhës të turit dhe aktiviteteve, që i paraprijnë edicionit të 69-të të muzikës europiane.
Me një stil eksperimental dhe një frymë elektronike, “Shkodra Elektronike” synon të lërë gjurmë në edicionin e ardhshëm të Eurovision.
“Përgatitjet janë duke shkuar mirë. Jemi në punë e sipër. Besojmë se do të shkojë shumë bukur. Me zjerm do të jetë. Datën e parë [të turit] e kemi në Selanik më 14 mars, pastaj datat e tjera fillojnë në Oslo, Spanjë, Mançester, Londër, Amsterdam deri në fund të prillit,” shprehet pjesëtari i grupit, Kolë Laca.
“Është një gjë shumë emocionuese, çdo ditë. E vetmja gjë që na ndihmon për të mos qenë fort të emocionuar janë tërë punët që kemi për të bërë. Kemi për të përgatitur një performancë edhe më të bukur dhe inshallah ka për t’u pëlqyer njerëzve që do të na votojnë,” thotë kantautorja Beatriçe Gjergji.
Pak ditë më parë, “Shkodra Elektronike” performoi në ceremoninë e hapjes së panairit të turizmit në Berlin me këngën “Zjerm”.
Ky eveniment shënoi një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila ishte e ftuara e nderit në këtë panair prestigjioz ndërkombëtar.
“Qe një performancë përpara shumë njerëzve nga e gjithë bota dhe ne na u duk pak si Eurovision. Na ka përgatitur për çfarë na pret. Jemi duke e mësuar veten, duke e imagjinuar atë skenë,” shton kantautorja.
Kënga “Zjerm” po merr reagime mjaft pozitive nga fansat e Eurovision, të cilët e vlerësojnë si një nga këngët më unike dhe moderne që Shqipëria ka sjellë në këtë kompeticion.
Ukraina dhe SHBA bien dakord të takohen në "të ardhmen e afërt". Një takim SHBA-Ukrainë…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka njoftuar se 10 menaxherë nga Turqia…
Senati italian ka miratuar sot (5 mars) me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen…
Për ditën e sotme (6 mars) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte…
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të ketë për herë të parë në histori…
Interi fiton 2-0 në Roterdam përballë Fejnordit në ndeshjen e parë të 1/8-ve të finales…
This website uses cookies.