Përgatitjet për Festivalin e Fëmijëve, do të zhvillohet në teatrin “Migjeni” në datat 30 dhe 31 maj, finalja më 1 qershor
Në QKF “Kujtim Alija” kanë nisur përgatitjet për Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë, i cili këtë vit shënon edicionin e 62-të. Në dallim nga vitet e fundit, ato kanë nisur më herët dhe po përqendrohen tek kori i fëmijëve të festivalit, rreth 100 të tillë në përbërje. Ato janë përzgjedhur nga fazat e konkursit “Bilbilat”.
Janë përzgjedhur gjithsej 22 këngë me artistët e vegjël nga të gjitha hapësirat shqiptare.
Edicioni i 62-të i Festivalit të Fëmijëve do të zhvillohet në teatrin “Migjeni” në datat 30 dhe 31 maj, ndërsa finalja në datën 1 qershor duke iu rikthyer traditës së hershme të tij. Si gjithmonë ai do të vijë i plotë nën logon e RTSH.