Përgatitjet për Festivalin “Luleborë”/ Provat pritet të nisin në ditët e para të muajit tetor

034b7e759ecf435aa1544ecc055ee3d6

034b7e759ecf435aa1544ecc055ee3d6

Duhet edhe pak kohë deri në zhvillimin e edicionit të 8 të Festivalit “Luleborë” por përgatitjet rreth tij kanë nisur pasi komisioni i vlerësimit ka publikuar titujt e 18 këngëve pjesëmarrëse të tij.

Drejtuesi i produksionit Markelian Kapidani shprehet se këngët e këtij viti kanë tematika të larmishme ndërsa sjellin edhe profesionalizëm nga ana e kompozimit të tyre.Ky festival do të vazhdojë të ketë në përbërje të tij kompozitorë të njohur nga Shkodra, Tirana, Kosova etj. çka përbëjnë një garanci për nivelin e tij. Të gjitha këngët do të ekzekutohen live nga formacioni i instrumentistëve të Orkestrës Simfonike të Shkodrës.Edhe këtë vit publiku do të ketë mundësi të njihet paraprakisht me këngët përmes platformave sociale. Provat e festivalit pritet të nisin në ditët e para të muajit tetor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.