Përgatitjet për “Koko Fest”/Teatri “Migjeni” do të konkurojë me komedinë e regjisores Driada Dervishi
Teatri “Migjeni” ka nisur prej ditësh përgatitjet për pjesëmarrjen në edicionin e ri të Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë “Koko Fest” që mbahet në qytetin e Korçës. Shkodranët do të konkurojnë në datën 3 shtator me shfaqjen e regjisores durrsake Driada Dervishi, “Krimi është i imi”, një ndërthurje e aktorëve profesionistë të teatrit “Migjeni” me ata të Teatrit Kombëtar në kryeqytet.Regjisorja Dervishi vlerëson mjedisin e ngrohtë që ka gjetur në Shkodër dhe në mënyrë të veçantë në teatrin “Migjeni”.Premiera e komedisë “Krimi është i imi” për publikun shkodran do të jetë në mesin e muajit shtator pas përfundimit të “Koko Fest”.