Përgatitjet për “Luleborë” / Edicioni i 8-të i festivalit do të mbahet në dy netët e 10 dhe 11 nëntorit
“Luleborë”, festivali i shndërruar në traditë, zhvillon në fundjavë edicionin e tij të tetë. Ky festival ka krijuar profilin e tij prej vitesh duke mirëpritur si pjesë të skenës artistë jo vetëm nga Shkodra , por edhe nga qytete të ndryshme të vendit si dhe Kosova. Përgatitjet e nisura prej kohësh janë drejt fundit tashmë për të qenë çdo gjë gati për spektatorët e teatrit “Migjeni”.
Drejtori artistic, Markelian Kapidani , thekson se larmia e materialeve muzikore vazhdon të spikasë edhe në këtë edicion. Sa i përket strukturës, ai do të vazhdojë të ruajë linjën e viteve të fundit të organizimit në dy netë.
Festivali “Luleborë” do të mbahet në datat 10 dhe 11 nëntor në teatrin “Migjeni”. 18 këngët pjesëmarrëse do të këndohen për dy netë me radhë dhe do të vijnë nën moderimin e Arjola Shehut dhe regjinë e Bojken Lakos.