Përgatitjet për sezonin turistik, Prefektja Angoni: Asnjë ndërtim në zonat turistike pas datës 1 qershor
Duke nisur nga data 1 qershor e deri më 15 shtator do të ndalohet çdo punim në zonat turistike. Gjatë mbledhjes së task- forces, Prefektja e Qarkut Shkodër , Majlinda Angoni tha se turizmi në këto 4 muaj ka patur rritje me 30%.
Varkat që operojnë në Liqenin e Komanit këtë vit janë të licensuara dhe plotësojnë kushtet, ndërsa shprehu shqetësim edhe për Lumin e Shalës, ku vjelja e taksave bëhet nga Bashkia Shkodër, ndërsa pastrami i mbetjeve nga Bashkia Vau Dejës
Edhe uniformat blu bënë me dije se kanë marrë masat, ndërkohë janë dhënë 3 leje për jet ski.
Në muajin e shkuar janë ekzekutuar dhjetera vendime për prishje të ndërtimeve në zonën ranore si dhe në afërsi të pedonales.
Këtë vit pritet të ketë rritje të sezonit turistik, jo vetëm në Velipojë, por edhe në pikat e tjera turistike.