Përgatitjet për sezonin veror, problem për bizneset mungesa e fuqisë punëtore

Pritshmëritë e këtij sezoni turistik janë të larta, se ai do të jetë edhe më i mbarë se një vit më parë.
Bizneset qe operojnë në plazhin e Velipojës thonë se kanë nisur përgatitjet për këtë sezon veror.
Ato theksojnë se ashtu si vitin e kaluar prej disa kohësh është bërë ndarja e stacioneve të plazhit, ndërsa aktualisht po punohet për sistemimin e hoteleve dhe formimin e stafeve .
Problem vijon të jetë mungesa e punëtorëve sezonalë.
Me një vijë bregdetare rreth 14 km, plazhi i Velipojës mbetet një ndër më të frekuentuarit , ku fluksi i pushuesve po shtohet nga viti në vit.