Përgatitjet për testin PISA – Kadija: Janë 7 shkolla të përzgjedhura në Shkodër

Kjo e martë ka shënuar fazën përfundimtare të përgatitjeve për testin PISA. Drejtorja e ZVA Shkodër, Brisela Kadija, tregoi mbi masat e marra si për nxënësit po ashtu edhe mësuesit.
Janë gjithsej 7 shkolla publike dhe jo publike të përzgjedhura në tërritorin e bashkisë Shkodër.
Nxënësit e grupmoshës 15 vjeç do të bëhen pjesë e këtij testimi.
Nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori” zhvilluan një testim prove, ku u njohën jo vetëm me rregullat kohëzgjatjen, por edhe peshuan njohuritë e tyre përmes testit model PISA.
Ky testim është Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve që bëhet nga ana e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik në vendet anëtare dhe jo-anëtare të kombeve për nxënësit 15 vjeçar e ku vlerësohen performancat e nxënësve në matematikë, shkencë, dhe lexim