Përgjimet në Sky, Salianji: Priten arrestime të forta të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit

salinajiii 750x375 1
I ftuar në një emisionin deputeti demokrat Ervin Salianji, paralajmëroi se priten arrestime të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit pas përgjimeve të dala nga Sky. Deputeti demokrat e bëri këtë deklaratë teksa komentonte mbi lajmin se në parlament ditën e djeshme kanë shkuar disa hetues të BKH-së.
“Nëse vijnë agjentë të BKH-së nëse është e vërtetë që janë dhe prokurorë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion duhet të vijnë për ndonjë ministër dhe kam përshtypjen që kërkojnë ndonjë ministër, apo ndonjë nga këta krerët e Policisë së Shtetit për shkak se kanë dalë shumë në Sky. E dini ju, priten arrestime të forta të drejtuesve të lartë përfshi edhe drejtuesi i AMP-së dhe disa drejtorë të rëndësishëm që kanë dalën në përgjime Sky duke komunikuar me kriminelë”, u shpreh Salianji.