Periferia “pushtohet” nga inertet/ Segmenti Tepe-Ajasëm, dalëngadalë po merr formën e një landfilli

periferia
Megjithëse është ndërhyrë disa herë për largimin e tyre sërish mbeturinat kanë krijuar një situatë mjaft problematike. Janë vetë banorët e kësaj zone që pohojnë jashtë kameras se mbetjet urbane dhe inertet e depozituara, deportohen nga qyteti duke e kthyer kështu këtë zonë në një landfill mbeturinash. Ndërkohë aksionet e bashkisë gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar për pastrimin e hotspoteve dhe vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve të ndryshme të krijuara prej kohësh, kryesisht në zonat periferike dhe në njesitë administrative. Bashkia Shkodër gjithashtu i bën thirrje banorëve dhe bizneseve të zonës, të mbajnë pastër ambientin ku ata jetojnë dhe banojnë, duke hedhur mbetjet vetëm në pikat e miratuara nga Bashkia.