Përjashtim nga rregulli, tre personat që mund të udhëtojnë nëpër botë pa pasapor…

Perjashtim nga rregulli tre personat qe mund te udhetojne neper

Perjashtim nga rregulli tre personat qe mund te udhetojne neper

Përjashtim nga rregulli, tre personat që mund të udhëtojnë nëpër botë pa pasaportë

Personat që bëjnë gati valixhet për të udhëtuar jashtë vendit, një nga gjërat e para që duhet të sigurohen të marrin me vete është pasaporta. Megjithatë, jo të gjithë, pasi ka tre njerëz në planet që janë të përjashtuar nga ky rregull.

Me vdekjen e saj shtatorin e kaluar, Mbretëresha Elizabeth jo vetëm që la kurorën në duart e djalit të saj të madh, por edhe një liri të veçantë udhëtimi: Mbreti Charles nuk ka nevojë për një pasaportë britanike për udhëtimet e tij jashtë vendit, sipas faqes së saj zyrtare të familjes mbretërore britanike. Në vend të një pasaporte, Mbreti Charles përdor një dokument zyrtar që mban stemën mbretërore. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes mbretërore britanike janë pajisur me pasaporta.

Dy njerëzit e tjerë që mund të udhëtojnë pa pasaportë në katër anët e globit janë Perandori Naruhito dhe gruaja e tij, Perandoresha Masako e Japonisë, shtet i cili ka pasaportën më të fuqishme në botë këtë vit, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në 193 destinacione në mbarë botën.

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.