Përjashtimi i 6 demokratëve nga seancat plenare, deputetët e PD s’lejojnë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
Sërish kaos në Kuvend, ku deputetët të Partisë Demokratike (PD) po pengojnë zhvillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ishte parashikuar të bëhej prezantimi i projektligjit për buxhetin 2014 nga ministri i Ekonomisë, Ervin Mete.
Por deputetët demokratë kanë penguar zhvillimin e saj, veprim që vjen për të kundërshtuar vendimin e Komisionit të Etikës ditën e djeshme (31 tetor) për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë.
U përjashtuan me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e ‘Rithemelimit’: Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi dhe me 3 ditë deputeti Saimir Korreshi.
Masa erdhi pas kaosit në Kuvend më 30 tetor, ku opozita bllokoi punimet e seancës plenare.