Categories: LajmePolitikë

Përjashtohen 10 ditë nga seancat deputetët e ‘Rithemelimit’ Noka, Paloka, Nallbati, Vokshi dhe Bardhi

Kaosi i krijuar në seancën e të hënës në Kuvend nga disa deputetë të opozitës, është ndëshkuar nga Komisioni parlamentar i Etikës. Komisioni i Etikës u mblodh që të diskutojë kërkesën e 13 deputetëve të PS-së për përjashtimin e 7 deputetëve të Rithemelimit, pasi krijuan një kaos të tërë dje në Kuvend.

Komisioni i mbledhur të martën, ka marrë vendim për të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e ‘Rithemelimit’: Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi. Me 3 ditë është përjashtuar edhe deputeti Saimir Korreshi.

Deputetët e Rithemelimit nuk janë mjaftuar vetëm me aktet në Kuvend. Ata, të drejtuar nga deputeti Sali Berisha, kanë shkuar të martën edhe në Sekretariatin për Etikën, duke bllokuar zhvillimin normal të mbledhjes.

Deputetët e Rithemelimit janë futur në zyrën e kryetares së sekretariatit të etikës, Klotilda Bushka dhe kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet e hapur për mediat. 

Letra e deputetëve të PS

Deputetët e PS, në letrën e tyre për masë disiplinore, renditën veprimet që deputetët e Rithemelimit kryen gjatë seancës parlamentare.

Sipas tyre, deputetët Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi penguan zhvillimin normal të seancës plenare që në nisje të saj duke zaptuar foltoren, si dhe duke mos lejuar diskutantët e regjistruar të mbanin fjalën. 

 “Deputeti Flamur Noka nuk lejoi asnjë deputet të regjistruar të mbante fjalën duke i’u afruar e penguar gjatë diskutimit. Gjithashtu deputeti Noka i hoqi kartën nga pajisja deputetit Ismet Beqiraj duke mos e lejuar që të përfundonte fjalën. Deputeti Gazmend Bardhi përveç veprimeve të mësipërme tentoi të godiste Kryetaren e Kuvendit me shishen ujit e cila ishte në foltore. Gjithashtu deputeti Bardhi gjatë kohës që deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu u ngrit për të mbajtur fjalën e saj, ai i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr kështu të drejtën për të folur. Deputeti Edi Paloka pengoi deputetët e Partisë Socialiste të mbanin fjalën e tyre, u bë pjesë e konfliktit mes deputetëve Nallbati dhe Sinaj duke debatuar, si dhe gjatë kohës që deputeti Bujar Çela po fliste i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke i hequr të drejtën e fjalës.”, thuhet në shkresë.

Sipas deputetëve të PS, deputetja Albana Vokshi pengoi gjatë gjithë kohës zhvillimin normal të seancës plenare, si dhe gjatë kohës që deputeti Fadil Nasufi mori fjalën i hoqi kartën nga pajisja elektronike duke mos e lejuar të fliste.

Ndërsa deputetët, Saimir Korreshi dhe Lefter Geshtenja, sipas tyre, penguan zhvillimin normal të seancës duke bllokuar foltoren.

Deputetë socialistë i kërkojnë kryetares së Kuvendit të mbledhë Sekretariatin për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore. Mbi bazën e kësaj kërkesë komisioni ka marrë vendim për të përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e ‘Rithemelimit’: Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi.

Deputetët socialistë që kërkuan mbledhjen e komisionit të etikës

Ilir Metaj

Bujar Çela

Gerta Duraku

Eslemvera Zake

Pranvera Resulaj

Ilirjan Pendavinji

Antoneta Dhima

Eduard Shalsi

Bledar Çuçi

Ilir Topi

Toni Gogu

Shpresa Marnoj

Bardhyl Kollçeku

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.