Përkeqësohet situata nga gripi, mjekët: Vaksinimi mbron nga format e rënda të sëmundjes

Gripi dhe virozat e tjera respiratore po shtojnë aktivitetin e tyre . ISHP dhe Urgjenca Kombëtare mjekësore reflektojnë rritje të treguesve.

Drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini deklaron se është shënuar një rritje e kurbës epidemike. “Nga java në javë kemi oshilacione të kurbës epidemike. Në 10 ditët e fundit kemi predominim të gripit dhe infeksioneve të tjera virale i cili po mbizotëron në nivel kombëtar”, thotë Tomini.

Drejtori i UKM-së, Skëndër Brataj deklaroi se vetëm javën e parë të janarit kishim 500 thirrje për ndihmë.

Vihet re rritje e thirrjeve dhe fatkeqësisht viruset po sulmojnë së bashku organizmin, si covid, grip AH3N2 dhe AHN1. Vetëm javën e parë të janarit kishim 500 thirrje”, tha Brataj.

Mbivendosja e virusve dhe një zgjatje infeksioneve virale në kohë është tipar dallues i sezonit gripal që po kalojmë. “Qëndrimi i kollës për më shumë se 10 ditë, që duket si një kollë laringiale, qëndrimi i grivjes në fyt e shoqëruar me kollë gricëse përsistojnë përtej ditëve normale të një infeksioni viral“, tha Tomini.

“Nga ana e tij, Brataj këshillon se “Në javën e parë trajtimi është simptomatik me antipiretik ndërsa nëse rikthehet atëherë duhet të trajtojme antibiotik“, thotë Brataj.

Kjo situatë ka bërë që shumë t’i drejtohen edhe spitalit spitali infektiv ku kryhen mesatarisht 120 vizita në ditë dhe disa pret tyre shtrohen.

Por, Brataj ka një thirrje për qytetarët: “Sigursht besimi është më i madh në spital por qytetarët duhet të frekuentojnë edhe 4 qendrat që shërbejnë si pika urgjence të cilat për hirë të së vërtetës frekntohen pak”

Mjekë thonë se vaksina anti-grip është vlefshme në çdo kohë.  “Vaskina duhet të bëhët në çdo kohë ke apo nuk ke nevojë”, thotë Brataj.

Kemi marrë 260 mijë doza në mesin e muajit Tetor dhe deri më tani është përthithur shumë mirë 200 mijë doza janë konsumuar. Kanë mbetur edhe 60 mijë” tha Tomini.

Fundi i janarit dhe fillimi i muajit shkurt sipas ISHP pritet të shënojë pikun e situatës epidemiologjike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

11 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

11 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

11 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

13 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

13 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

14 hours ago

This website uses cookies.