Përkthyesi Gila, takim me lexuesit/Në Bibliotekën “Marin Barleti” u prezantua libri që sjell Leopardin në shqip
“Poezi të zgjedhura” kështu titullohet libri dygjuhësh, i përkthyesit Denis Gila. Takimi me lexuesit dhe çaste interpretimi të poezive ishte fokusi i aktivitetit letrar të zhvilluar në Bibliotekën “Marin Barleti”.
Poezia e romantikut italian, Leopardi, nuk duket se është shumë popullore në vendin tonë, qoftë për çfarë ka bërë ky poet, qoftë për ndikimet tek autorë të tjerë. Mesazhet e tij duket se qëndrojnë aktuale edhe sot e kësaj dite.Në lidhje me sfidat që e shoqërojnë sot një përkthyes, Denis Gila ka këtë përgjigje…”Poezi të zgjedhura” është botimi i dyti për autorin shkodran Denis Gila. Më herët ai ka publikuar librin në prozë “Suzana Maliqi Biçaku, gjineshtra në vullkanin e kuq”. Po ashtu, ai është autor i disa artikujve dhe publikimeve të ndryshme të lidhura me letërsinë dhe fusha të tjera.