Categories: LajmePolitikë

Përkujtimi i “21 Janarit” – Ulsi Manja: Drejtësia nuk është çështje dëshire magjistratësh, por është detyrë për tu përmbushur

Është zhvilluar sot në ambientet e kryeministrisë ceremonia përkujtimore e “21 Janarit” ku mbetën të vrarë 4 protestues, për të cilët ende nuk është vënë drejtësi.Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se PS nuk është ndaluar për asnjë çast për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

“ Fakti që sot pas 13 vitesh drejtësia për 21 janarin si krim shtetëror është ende në ajër tregon qartë se brenda sistemit të drejtësisë ka magjistratë me certifikatë Vetingu të paaftë profesionalisht që punojnë akoma me mentalitetin e vjetër të mbylljes së dosjeve me procedurë apo skadim të afateve të procedimit se kanë frikë të përballen me hetimin e dosjeve të rëndësishme.

Dosje që jo pak raste janë paguar me kosto jetë njerëzish të pafajshëm si në rastin e katër dëshmorëve të atdheut Aleksit, Ziverit, Hekuranit dhe Faikut dhe shumë ngjarje të tjera të rënda që ende presin nga drejtësia”, tha ministri i Drejtësisë.

Gjithashtu ministri i Drejtësisë u shpreh se drejtësia është detyrë për tu përmbushur dhe jo dëshirë e magjistratëve.

Drejtësia nuk mund të jetë çështje dëshire magjistratësh të caktuar brenda sistemit por është detyrë për tu përmbushur nga çdo magjistrat qofshin këto prokuror apo gjyqtar dhe këtë e thotë Kushtetuta dhe ligjet e reja të reformës në drejtësi”, tha Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

7 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

7 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

7 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

7 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

9 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

9 hours ago

This website uses cookies.