Përkujtohen “5 Heronjtë e Vigut”/Të majtët, veteranë të luftës e familjarë nderuan kujtimin e tyre

Në 80-vjetorin e rënies së “5 heronjve të Vigut”, e majta në Shkodër së bashku me veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare Shkodër, të afërm dhe familjarë, nderuan kujtimin e heronjëve të popullit, Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Naim Gjylbegu, Hydajet Lezha e Ahmet Haxhia duke bërë homazhe pranë bustit të tyre.
Takimin e përshëndetën kryetari i organizatës së Luftës Antifashiste-Nacional Çlirimtare Zamir Llazani bashkë me veteran të luftës dhe të afërm të të ndjerëve. 21 Gushti i 1944, shënon betejën mes 5 partizanëve të rënë dhe bashkëpunëtorëve nazi-fashist, në Vig të Mirditës, të cilët luftuan për atdheun dhe popullin.