PËRKUJTOHEN PERSONALITETET E SHQUARA TË LETËRSISË/ Pjesë e aktivitetit ishte edhe botimi i dy librave nga autori Gjergj Kola
Famullia “Zoja e Shkodrës” në bashkëpunim me diasporën shkodrane organizuan në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” aktivitetin letrar kushtuar kryeveprës së shkrimtarit austriak Rainer Maria Rilke, përkthyer dhe botuar në shqip nga Gjergj Kola, “Jeta e Marisë”. Për shkrimtarin dhe përkthyesin Kola është e rëndësishme që lexuesi të njihet me një prej autorëve më të rëndësishëm botëror.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe trajtimi i disa figurave me kontribut të shquar në vendin tonë si: Atë Martin Gjoka, Kardinal Mikel Koliqi, shoqëruar me botimin e një libri nga autori Kola për jetën e tyre si dhe një “Requiem për Musine Kokalarin”. Shkrimtari tregon arsyet pse vendosi të trajtojë këto personalitete.
Aktiviteti letrar vijoi me interpretimin e disa pjesëve nga poeti Rilke në shqip dhe gjermanisht ndërsa u shoqërua me luajtjen e disa pjesëve muzikore nga këngëtari Frederik Ndoci.