Përkujtohet “16 nëntori 1990” – Dita e rikthimit të lirisë së besimit në vendin tonë me rihapjen e Xhamisë së Plumbit

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, gjatë faljes së xhumasë në xhaminë e Parrucës, riktheu në vëmendje për besimtarët myslimanë ditën e rëndësishme të 16 nëntorit të vitit 1990, dita e rikthimit të lirisë së besimit në vendin tonë, me hapjen e xhamisë së Plumbit.
Marrëdhenia e mirë mes njëri- tjetrit dhe kujtimi ndaj atyre që nuk jetojnë më duhet të mbizotërojë tek njërëzit, tha myftiu.
34 vite më parë, nga Xhamia e Plumbit në Shkodër, myslimanët dëgjuan ezanin e lirisë së rikthimit të besimit në Zot, 23 vite pasi Shqipëria komuniste ishte shpallur vendi i vetëm Ateist në Botë.