Lajme

Përkujtohet 35- vjetori i 14 janarit 1990 – Demonstrata e heshtur që mposhti frikën dhe ndezi revoltën antikomuniste.

U përkujtua në Shkodër 35-vjetori i demonstratës së heshtur antikomuniste të 14 janarit 1990, që shënoi tentativën për rrëzimin e bustit të Stalinit në qendër të qytetit.

Ngjarje kjo që i parapriu  zhvillimeve te mëtejshme demokratike në Shqipëri, duke kontribuar në rrëzimin e regjimit komunist.

Protagonistët e 14 janarit 1990, në ceremoninë përkujtimore, ndanë kujtimet e tyre dhe theksuan rëndësinë e kësaj dite, duke e cilësuar si momentin që mposhti frikën dhe ndezi revoltën kundër shtypjes komuniste.

Demonstrata e heshtur e 14 janarit 1990, e mbështetur nga mijëra banorë të Shkodrës, u pasua me arrestimin e dhjetëra personave që u cilësuan si organizatorë.

Në aktivitetin përkujtimor ishin të pranishëm edhe drejtues të Partisë Demokratike në Shkodër, deputetë të opozitës dhe personalitete të tjera. 35- vjetorin e lëvizjes antokomuniste të 14 janarit e ka përkujtuar përmes një statusi edhe kryebashkiaku I Shkodrës, Benet Beci, i cili e quan: një ditë historike, kur të rinjtë shkodranë ngritën zërin  kundër sistemit diktatorial.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

3 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

3 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

3 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

3 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

3 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

3 hours ago

This website uses cookies.