Lezha përkujtoi 557-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Në nderim të kësaj ngjarje historike për kombin shqiptar, autoritete lokale dhe përfaqësues të klerit katolik bënë homazhe pranë memorialit të Gjergj Kastriotit.
Veprimtaria nisi me gjamen e burrave, riti që ndoqi Lek Dukagjini me burrat e tij për të treguar pikëllimin e thellë të kësaj humbjeje të madhe për shqiptaret.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi solli në vëmendje figurën e Gjergj Kastriotit, ndërsa nën kryetarja e Bashkisë, Eueda Molla, tha se me 17 janar 1468, vendi ynë humbi jo thjesht një udhëheqës ushtarak, por një simbol të qendrës dhe guximit, një lider të madh që fryma e tij jeton dhe sot.
Përfaqësuesi i kishës katolike, Frat Sokol Pepushaj tha se Gjergj Kastrioti është dhuratë e zotit për kombin tonë, ashtu si edhe figura të tjera të nevojshme.
Homazhet në nderim të Gjergj Kastriotit kanë vijuar edhe në pallatin e kulturës, ku përmes një koncerti u dëshmua dhimbja e përjetuar për ketë humbje të madhe për shqiptarët.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.