Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit/Homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër
Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Në nderim të kësaj dite, veteranët e luftës, pasardhës të familjave të dëshmorëve dhe përfaqësues të institucioneve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe pranë “Varrezave të Dëshmorëve”.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të vendit. Politika shqiptare vazhdon të festojë e ndarë Ditën e Çlirimit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.Të majtët respektojnë 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë dhe 29 Nëntorin si Ditën e Çlirimit, ndërkohë që të djathtët i përkujtojnë të dy festat më 28 Nëntor.