Lajme

Përkujtohet 80-vjetori i çlirimit, lufta më gjithëpërfshirëse në historinë e Shqipërisë

Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e çlirimit të vendit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor 1944. Kjo datë, u skalit edhe si data e çlirimit të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë do të mbyllej njëherë e gjithmonë lufta epike Nacionalçlirimtare e popullit shqiptar.

Disa nga rëndësitë thelbësore të kësaj lufte, ishin largimi i pushtuesve italianë dhe gjermanë, shkëputja e Shqipërisë nga blloku nazifashist dhe ripohimi i integritetit territorial të vendit, i cili prej kohësh ishte parë si objekt copëtimi nga Fuqitë e Mëdha dhe vendet fqinje.

Një ndër veçantitë e çlirimit ishte se Shqipëria është vendi i parë në Ballkan i çliruar me forcat e veta dhe pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe.

Gjithashtu, kjo luftë ishte lufta më gjithëpërfshirëse në historinë e popullit shqiptar, si sa i përket numrit të njerëzve që morën pjesë dhe e mbështetën atë dhe si sa i përket gjithëpërfshirjes territoriale të Shqipërisë.

Nga jugu në veri, thuajse të gjitha krahinat, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë u mobilizuan duke dhënë mbështetjen e tyre në luftën kundër fuqive pushtuese.

Në këtë mënyrë Shqipëria u bë pjesë e koalicionit euroatlantik antifashist, pjesë e të cilit është edhe sot si vend anëtar i NATO-s.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formula 1, edhe 7 vite në Monza

Zgjatet marrëveshja mes Autodromit Kombëtar të Monzës dhe Kampionatit Botëror të Formula 1. Gara në…

24 minutes ago

Murtaja Afrikane e Derrit prek Lezhën/ Në malin e Rrenxit në Shëngjin ngordhin 10 derra, zona vendoset në karantinë

Murtaja Afrikane e Derrit ka prekur Lezhën.Vatra e sëmundjes është identifikuar në Malin e Rrenxit…

46 minutes ago

Vengu: Forcat e Armatosura mision në malin e Korabit për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në zonat e thella të vendit

 Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu tha sot se ndërkohë që Shqipëria feston 80-vjetorin e Çlirimit,…

53 minutes ago

80-vjetori i Çlirimit, autoritetet e larta të shtetit zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Autoritetet më të larta të vendit bënë sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në përkujtim…

55 minutes ago

Promovohet libri “Të rënët e Luftës II Botërore pa dallim kombësie, feje, krahine, ideje”

Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me Akademinë e Studimeve Shqiptare dhe UET Press…

1 hour ago

Gonxhja: “Tingujt që sollën lirinë”, projekti unik si dhuratë për ruajtjen e historisë

 Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha sot se një projekt unik është…

1 hour ago

This website uses cookies.