406243678 739544911535652 3926715932537873693 n
Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 76-vjetorin e ndarjes nga jeta të Asdrenit.
Më 11 dhjetor të vitit 1947 u nda nga jeta në Bukuresht, Aleks Stavre Drenova. Emri artistik Asdreni përdorej nga vetë ai për të firmosur poezitë të cilat publikoheshin në gazetat më të njohura si “Kalendari Kombëtar”, “Albania” dhe “Drita”.
Asdreni lindi më 11 prill të vitit 1872 në Drenovë të Korçës. Shkollimin e mesëm e nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim mërgoi në Rumani në 1885 ku kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe më pas u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të atjeshëm, të cilin nuk arriti ta përfundonte.
Asdreni ka qenë veprimtar i shquar i kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe sekretar i saj për një periudhë mes viteve 1913-1925, ndërsa në periudhën 1922-1934 shërbeu, me disa ndërprerje, si sekretar i Konsullatës Shqiptare të Bukureshtit. Asdreni mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912, në të cilën u vendos të shpallet pavarësia e Shqipërisë. “Betimi mbi flamur” e vjersha të tjera me frymëzim atdhetar luajtën një rol të shënuar në forcimin e ndërgjegjes kombëtare në prag e pas Shpalljes së Pavarësisë dhe në periudhën e konsolidimit të shtetit shqiptar.
Ai mbahet mend si autori i Himnit të Flamurit.
Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…
Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…
PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…
Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…
Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…
This website uses cookies.