Përkujtohet Asdreni, poeti i Himnit të Flamurit

 Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot, autorin e Himnit të Flamurit, Asdrenin, në ditën e tij të lindjes, 11 prill 1872.

Asdreni (Aleks Stavre Drenova, 1872-1947), ishte poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit. Lindi në Drenovë të Korçës. Shkollimin e mesëm e nisi në gjimnazin e qytetit. I mbetur jetim mërgoi në Rumani (1885).

Kreu Akademinë Tregtare të Bukureshtit dhe më pas u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të atjeshëm, të cilin nuk arriti ta përfundonte.

Asdreni ka qenë veprimtar i shquar i kolonisë shqiptare të Rumanisë dhe sekretar i saj për një periudhë (1913-1925); në periudhën 1922-1934 shërbeu, me disa ndërprerje, si sekretar i Konsullatës Shqiptare të Bukureshtit.

Asdreni mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912, në të cilën u vendos të shpallet pavarësia e Shqipërisë. “Betimi mbi flamur” e vjersha të tjera të muzikuara prej tij me frymëzim atdhetar luajtën një rol të shënuar në forcimin e ndërgjegjes kombëtare në prag e pas Shpalljes së Pavarësisë dhe në periudhën e konsolidimit të shtetit shqiptar.

I shqetësuar gjithnjë për fatet e atdheut trajtoi në periodikë të kohës (“Albania”, “Drita”, “Shqipëria e Re” etj.) probleme politike e shoqërore përmes një vargu artikujsh me orientim demokratik e frymë konstruktive. Idealist i përkushtuar, Asdreni e mbylli jetën në varfëri të plotë. Vdiq në Bukuresht më 11 dhjetor 1947.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.