Përkujtohet At Justin Rrota, i pari që solli në Shqipëri kopjet e fotografuara të “Mesharit”, nga Biblioteka e Vatikanit

Sot përkujtohet françeskani At Justin Rrota, i pari që solli nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit në Shqipëri, më 1929-n tri riprodhime të fotografuara të librit më të hershëm të botuar në shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut (1555).

At Justin Rrota ndërroi jetë më 21 dhjetor 1964 dhe u varros në Shkodër.

Angazhimi i tij në gjuhën dhe letrat shqipe, përfshinte studimin e gramatikës, të sintaksës, të morfologjisë dhe të historiografisë letrare.

Mësimet e para i mori në vendlindje, në Shkodër. Ndërsa, do të formohej për teologji në Klagenfurt të Austrisë. Meshtari do të shërbente edhe si mësimdhënës, fillimisht në Troshan dhe duke nisur nga viti 1921, në gjimnazin “Illyricum” në Shkodër. Krahas mësimdhënies, u shqua për zell në studime. Botoi artikuj të shumtë shkencorë me pseudonimet “Iris”, “Patër Ndou” dhe “Viator”.

Shkrimet e tij u botuan së pari në revistat “Zani i Shna Ndout” dhe “Hylli i Dritës”, që u përkisnin disiplinave të gjuhësisë dhe të letërsisë. At Justini ishtë një ndër botuesit e parë të teksteve për shkollat e mesme. Në vitin 1940, Instituti i Studimeve Shqiptare e zgjodhi anëtar të radhëve të tij, në cilësinë e lëvruesit të gjuhës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell, në këtë përvjetor, disa radhë nga studimi i Rrotës mbi gjuhën e shkruar shqipe dhe fragmente nga fjalori ortografik i përpiluar prej tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

1 day ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

1 day ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

1 day ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

1 day ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

1 day ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

1 day ago

This website uses cookies.