Përkujtohet Dita e Dëshmorëve, homazhe dhe kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit

5-maji , Dita e Dëshmorëve, është përkujtuar edhe në Shkodër .Familjare të dëshmorëve, Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, deputeti Agron Cela, si dhe drejtues të institucioneve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në Varrezat e Dëshmoreve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jeten për lirinë e vendit.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, Zamir Llazani, vlerësoi kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve.
Në nderim të ish- sekretarit politik të të rinjve komunistë, Qemal Stafa, i cili u vra me 5 maj të 1942, por dhe të dëshmorëve të tjerë është caktuar të jetë kjo datë Dita e Dëshmorëve të Kombit.